Sulmuesi i talentuar, Christian Kouame është në shënjestër të Milanit.
Në edicionin e tij të parë në Serie A, Kouame ka shkëlqyer me fanellën e Genoas.
E falë paraqitjeve të mira reprezentuesi i Bregut të Fildishtë është bërë objektiv i Milanit për repartin e sulmit.
20-vjeçari ka qenë edhe pjesë e akademisë së Interit por që Neroazzurët nuk kanë besuar në të dhe e rikthyen tek Prato.
Kouame shkëlqeu fillimisht edicionin e kaluar në Serie B me Cittadellan para se Genoa ta transferonte për pesë milionë euro.
Por falë dy golave dhe pesë asistimeve në Serie A, sulmuesi i talentuar ka rritur vlerën e tij.
Sipas Calciomeracto, tani klubi i Genoas kërkon së paku 20 milionë euro për ta lënë të lirë.
Milani po synon ta shfrytëzojë afërsinë me klubin e Genoas për ta fituar garën për 20-vjeçarin.
Përveç Milanit, interesim për talentin afrikan ka shprehur edhe Borussia Dortmund në Bundesliga. /Telegrafi/