Nikos Kotzias, ministër i MPJ-së greke, sot është për një vizitë zyrtare-njëditore në Maqedoni.
Ashtu siç njoftoi Telegrafi Maqedoni ai do të zhvillojë takime me nikoqirin e tij, shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, kryetarin e RM-së Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, si dhe zv.kryeministrin për Çështje evropiane Bujar Osmani.
Vizita e Kotziasit është kthyese, pas asaj të Dimitrovit në Athinë, gjegjësisht në qershor të këtij viti. Në qendër të bisedimeve, sipas paralajmërimeve, do të jetë zbatimi dhe zgjerimi i masave për ndërtim të besimit dhe ngjarjeve më të reja në rajon.
Dje, Nikolla Dimitrov para gazetarëve tha se është e rëndësishme që Greqia ta njeh momentin e ri në Maqedoni. /Telegrafi/