Site icon Telegrafi

Kotzias: Shpresojmë që ta bëjmë hapin e madh në takimin e radhës

Nikos Kotzias, shef i diplomacisë greke ka dhënë një deklaratë për televizionin shtetëror grek, ERT, në lidhje me bisedimet e sotme në Vjenë, për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Sipas tij, janë njohur me detaje, me ato që pajtohen, dhe ato që nuk pajtohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se i kanë shënuar të gjitha pështjet kryesore, dhe se në takimin e radhës shpreson që të bëhet një hap i madh. Kotzias shtoi se është përgatitur një agjendë pozitive për të ardhmen, nëse zgjidhet çështja.

Kotzias përfundoi se hapat e patjetërsueshëm dhe planet për të ardhmen janë dakorduar./Telegrafi/

Exit mobile version