Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë është deklaruar sërish rreth çështjes së emrit të Maqedonisë dhe bisedimeve që zhvillohen në këtë drejtim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, Shkupi kërkon një zgjidhje të lehtë, ndërsa Athina kërkon një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme.
“Mendoj se të dy palët pajtohemi që duhet të kërkohet një zgjidhje. Shkupi beson se duhet të jetë një zgjidhje e lehtë për ta, ne mendojmë se duhet një zgjidhje që do të jetë e qëndrueshme nëpër kohë dhe do të jetë e drejtë”, tha ministri Kotzias./Telegrafi/