Telegrafi

Kotzias: SHBA është mjaft e interesuar për zgjidhje

Administrata amerikane nuk bën presion, por është e interesuar për zgjidhje, bisedimet për emrin po shkojnë drejt pikave më të rënda, tha shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias në konferencën me gazetarët grek në SHBA, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri për Punë të Jashtme të Greqisë, mbrëmë u takua me këshilltarin e sigurimit kombëtar të kryetari të SHBA, Jon Bolton, ndërsa takimi ka zgjatur dy herë më shumë se sa ishte parashikuar. Edhe Bolton edhe Pompeu siç tha Kotzias, i dëgjuan pozicionet greke, si për rajonin, Lindjen e Afërt, si dhe për marrëdhëniet e Greqisë me Turqinë dhe kanë biseduar edhe për emrin, për të cilën ka biseduar me ndihmës sekretarin Wess Mitchel.

Ministri për Punë të Jashtme i Greqisë, theksoi se në lidhje me Shkupin janë vazhdimësi të konsultimeve dhe bashkëpunojnë me kryeministrin grek me të cilin kanë qëndrime të njëjta. /Telegrafi/