Site icon Telegrafi

Kotzias për RM: Problemi është se kumbari i këtij shteti ka bërë gabim në lidhje me emrin!

Për çështjen e emrit do të bisedohet pas zgjedhjeve në Maqedoni, ka deklaruar ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias në një intervistë për “Katimerini“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Supozimi im është se pas përfundimit të procesit zgjedhor në Maqedoni dhe pas zgjedhjeve më 11 dhjetor, me siguri nga shumë anë do të ketë nxitje për zgjidhjen e çështjes së emrit. Rrjedhimisht, pas zgjedhjeve kjo çështje duhet të jetë lëndë e konsultimeve midis dy ministrive për punë të jashtme dhe nuk duhet tua lëmë palëve të treta. Nënkuptohet edhe me ndihmën e ndërmjetësuesit Matthew Nimetz, ka deklaruar Kotzias.

Ai u ka bërë një vështrim masave për ndërtim të mirëbesimit midis dy vendeve. Në pyetjen e gazetarëve nëse masat për ndërtim të mirëbesimit i afrojnë të dy vendet lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit, ai ka është përgjigjur me “do të shohim”.

“Por ta dini se masat për ndërtimin e mirëbesimit kanë ndihmuar shumë në rrënimin e fotografisë për Greqinë në Shkup, se ne dëshirojmë ta shpërbëjmë këtë shtet”, ka deklaruar Kotzias duke përsëritur dhe njëherë që Greqia dëshiron që Maqedonia të mbijetojë dhe se pikërisht për këtë arsye ka vendosur veto kur Bashkimi Evropian ka diskutuar për vendosje të sanksioneve ndaj vendit tonë.

“Problemi është që kumbari i këtij shteti ka bërë gabim në lidhje me emrin”, ka deklaruar ministri i jashtëm grek./Telegrafi/

Exit mobile version