Telegrafi

Kotzias: Pala tjetër të pajtohet me erga omnes

Duhet ta kuptojnë nga ana tjetër se është e nevojshme të bien dakord për erga omnes dhe për të shkuar në një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe pozitive, thotë kreu i diplomacisë greke nga Brukseli, pas mbajtjes së takimit të Këshillit të Ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne kemi bërë të qartë se për IRJM-në që të marrë një ftesë për NATO, do të duhet të zbatojë vendimin nga Bukureshti të vitit 2008-të, si dhe rezultatet nga negociatat. Duhet të kuptohet nga ana tjetër se është e nevojshme të pajtohet me erga omnes dhe të shkojmë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, pozitive, tha Ministri i Jashtëm i Greqisë, informon korrespondent i AIM-së nga Athina. /Telegrafi/