Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë vazhdon të komentoj problemet bilaterale në mes Maqedonisë dhe Greqisë në lidhje me emrin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Është mirë që ekzistojnë shtete, por vendosja e emrit të shtetit tonë fqinj është e gabuar dhe kjo shihet në emrin e saj. Ne si grekë dhe si Ministri e Punëve të Jashtmë e qeverisë se Alexis Tsipras, mendojmë se duhet bashkëpunim për të zgjidhur dhe për të tentuar që të tejkalohen problemet. Siç e dini ne kemi pasur takime me homologë tanë veriorë të Shkupit, ku i qartësuam idetë se ne dëshirojmë të zhdukim ndonjë emër. Ajo çfarë ju thashë edhe atyre, është se është mirë që ekzistojnë shtete por ka vendosje gabim të emrit, gjë që shihet tek emri i tyre, tha Nikos Kotzias në intervistën për radio Alfa.
Këto deklarata dhe qëndrime të Kotzias erdhën në momentin, kur Greqia dhe Maqedonia janë duke punuar fuqishëm për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçarë të emrit./Telegrafi/