Site icon Telegrafi

Kotzias: Nuk ka kohë deri në qershor që Maqedonia të anëtarësohet në NATO

Për Nikos Kotzias, shef i diplomacisë greke, nuk ka kohë deri në qershor që Maqedonia të anëtarësohet në aleancën e NATO-së.

Në intervistën e tij për radion greke “247”, Kotzias shprehet se marrëveshja mes të dy shteteve duhet të ratifikohet në forma të ndryshme, duke shtuar se referendumi i paralajmëruar do të merr dy muaj dhe vjen qershori. Pas referendumit vjen Kuvendi që merr sërish kohë tjetër, e pas kësaj vijnë ndryshimet kushtetuese.

Kotzias është i vendosur në kërkesën greke se duhet të ketë ndryshime kushtetuese për të arritur marrëveshje, duke shtuar se identiteti është çështje e vetëvendosjes, por aspekti kombëtar duhet të merret sipas emrit të ri.

Diplomati grek thotë se propozimi “Republika e Maqedonisë (Shkupi) është hedhur poshtë, kurse Greqia ia ka lënë Maqedonisë aspektin e përcaktimit gjeografik. /Telegrafi/

Exit mobile version