Ministri i Punëve të Jashte i Greqisë, Nikos kotzias, sot ka realizuar takime me liderët partiak grek, të cilët i informoi rreth takimit të fundit në Vjenë me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Dimitrov dhe ndërmejtësuesin e OKB-së, Mattew Nimetz dhe për rrjedhën e negociatave për kontestin bilateral për emrin.
Ciklin e takimeve KOtzias e përfundoi me përgjegjësin për politikë të jashtme të “Demokracisë së Re” opozitare, Jorgos Kumutzakos, parti kjo e cila njihet si më e zëshme dhe më kritike ndaj qeverisë për sa i përket udhëheqjes së negociatave nga pala greke për këtë kontest.
Ky takim, i cili u zhvillua në Ministrinë e Jashtme greke, zgjati rreth dy orë e gjysmë, ndërsa Kumutzakos pas përfundimit deklaroi shkurt se kanë zhvilluar bisedë të zgjeruar për të cilën do ta informoj liderin e partisë së tij, pa shpalosur detaje të tjera rreth takimit.