Ministri grek i punëve të jashtme, Nikos Kotzias, ka shprehur shqetësimin e tij për stabilitetin e Maqedonisë, gjatë një aktiviteti të Lëvizjes për ide dhe veprim PRATTO, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai ka deklaruar se në Maqedoni nuk ka kulturë pajtimi dhe arritje të një vendimi të përbashkët të të gjitha palëve.
”Situata jostabile në Shkup, në masë të madhe ka të bëjë me mungesën e kulturës së pajtimit dhe konsenzusit”, ka deklaruar Kotzias./Telegrafi/