Site icon Telegrafi

Kotzias: Marrëveshje në katër pika, ndryshime të Kushtetutës së Maqedonisë, emri të mos jetë në anglisht

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias ka bërë të ditur se në mes të muajit shkurt do t’i dërgohet Maqedonisë një ujdi për çështjen e emrit, që do të përmbajë katër pika, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Propozim-marrëveshja do të përfshijë propozime për emrin, irredentizmin, marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare dhe masa për agjendë pozitive për zhvillim plotësues të marrëdhënieve dypalëshe.

Kotzias theksoi se ndërmjetësuesi Nimetz ka ofruar pesë propozime, katër në gjuhën maqedonase, kurse njëri është Republika e Maqedonisë (Shkupi), duke shpalosur qëndrimin grek se janë për një emër të përbërë me fjalën “Maqedonia”, por jo në anglisht, por në gjuhën ose gjuhët që flitet në këtë shtet, pa përkthim.

Si parakusht janë vënë edhe ndryshime në Kushtetutën e vendit në pjesën e preambulës dhe dy nene, duke mos sqaruar se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.

Duke mos shpalosur afate kohore, Kotzias ritheksoi se pa zgjidhjen e çështjes së emrit nuk ka anëtarësim të Maqedonisë në NATO./Telegrafi/

Exit mobile version