Site icon Telegrafi

Kotzias: Marrëveshje dhe ndryshim të Kushtetutës, zgjidhja më e mirë e çështjes së emrit të Maqedonisë

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, edhe një herë i është qasur çështjes së bisedimeve për emrin e Maqedonisë, duke thënë se është i nevojshëm një marrëveshje, ku përfshihet edhe ndryshimi i Kushtetutës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme që emri të përdoret, si për aspekte të brendshme, ashtue dhe për ato ndërkombëtare, si edhe për t’u ikur akuzave për shkelje të dispozitave kushtetuese.

Në intervistën e tij për gazetën “Dokumento”, Kotzias porositi se është optimist, dhe se të dy palët kanë shumë punë për të përfunduar./Telegrafi/

Exit mobile version