Ministri për Punë të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias në fjalimin e tij në institutin norvegjez për Marrëdhënie Ndërkombëtare, nuk mohon se marrëveshja për emrin në mes Athinës dhe Shkupit është si rezultat i presionit nga jashtë, shkruan gazeta greke “To Vima”.
Sipas Ministrit, marrëveshja është si rezultat i strukturuar dhe arritjes së kompromisit në rajon, e cila është burim i inspirimit për vendet nga Ballkani të cilat ndërmjet veti kanë ndonjë kontest.
Kotzias shprehu besimin se bisedimet me Shqipërinë për dhjetë çështjet bilaterale do të përfundojnë me sukses, në mesin e së cilave edhe demarkacioni i fushës ekskluzive ekonomike në të dyja vendet.
Ministri grek për Punë të Jashtme në fjalimin e tij tha se interesat e Athinës në pjesën më të madhe janë të lidhura me Ballkanin për shkak të ekonomisë së madhe rajonale, kapitali njerëzor dhe infrastrukturës, elemente të cilët janë të domosdoshëm për zhvillimin ekonomik të rajonit.
“Ne duhet të luajmë rolin udhëheqës në krijimin e një kulture kompromisi dhe konsensusi me vendet e rajonit”, tha Kotzias. /Telegrafi/