Site icon Telegrafi

Kotzias: I japim fund irredentizmit

Kreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias pas përfundimit të takimit në Davos mes kryeministrave Zaev dhe Tsipras, ka dhënë mendimin e tij nëpërmjet rrjetit social Twitter, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nikos Kotzias thotë se me këtë politikë të jashtme, Qeveria greke i jep fund irredentizmit, por shkrimi konkret ka të bëjë më shumë me opinionin e brendshëm grek, gjegjësisht në Greqi vlerësohet si sulm dhe kritikë ndaj partisë opozitare ‘Nea Dimokratia’.

Me inercionin e tyre ata lejuan të ndërtohen “irredentistë të Aleksandrit të Madh”. Me politikën tonë të jashtme i japim fund irredentizmit. Populli do të shohë dhe do të vlerësojë. Kushtet krijohen me aktivitetin tonë, e jo me inercione të pakuptimta”, ka shkruajtur në Twitter kreu i diplomacisë greeke, Nikos Kotzias./Telegrafi/

Exit mobile version