Shefi i Diplomacisë greke, Nikos Kotzias po qëndron në SHBA, ku është takuar me sekretarin shtetëror amerikan, Mike Pompeo.
Pas takimit, Kotzias ka deklaruar për mediat greke se e mbështet nevojën për të pranuar një nga propozimet e ndërmjetësuesit Matthew Nimetz, për çështjen e emrit.
Ai thotë se pajtohen me propozimet e Nimetz, por jo me propozimin e pestë, duke shtuar se pas pranimit të njërit nga propozimet, të shkohet drejt një plani strategjik për bashkëpunim e miqësi me fqiun e veriut, me emrin e ri.
Kjo nënkupton se Kotzias hedh poshtë propozimin Maqedonia Ilindenase./Telegrafi/