Site icon Telegrafi

Kotzias: Duhet të mbështesim iniciativën e Italisë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Greqia duhet të marrë iniciativë që të takohet, të bisedoj, të koordinohet me vendet të cilat kanë të njëjtin qëndrim për stabilitetin e Ballkanit në lidhje për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, tha ish-ministri i Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, informon AIM nga Athina.

Kotzias adresoi kritika deri tek qeveria aktuale për politikat që po ndjek, dhe tha se “shikon drejt të brendshmes, si shumicën e rasteve që bënte Macron” dhe sqaroi se politika e jashtme nuk udhëhiqet duke shikuar brenda vendit. Theksoi se nevojiten iniciativa dhe aktivitete.

“Unë besoj se Greqia duhet të ndërmarrë iniciativa. Greqia duhet të zhvillojë takime me vendet e tjera me të njëjtin pozicion për stabilitetin në Ballkan. Ajo duhet të mbështesë iniciativën italiane”, tha Kotzias, duke përmendur se ai, së bashku me miqtë e tij, ministrat e jashtëm dhe ish-ministrat, gjithashtu do të ndërmarrin nisma për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Duke folur për Samitin e kaluar të BE-së, Kotzias tha se BE nuk ka marrë vendim kundër integrimit, ishte “për”, por në fund u bllokua nga francezët dhe shtoi se nevojitet politikë e jashtme aktive me qëllim të konkretizimit të masave./Telegrafi/

Exit mobile version