Site icon Telegrafi

Kotzias dhe Tillerson në takimin e tyre bisedojnë edhe për Maqedoninë

Ministri grek për punë të jashtme Nikos Kotzias dje në Washington është takuar me sekretarin shtetëror amerikan Rex W. Tillerson me të cilin kanë biseduar për më shumë çështje, mes të cilëve edhe për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratën pas takimit, në pyetjen e gazetarëve nëse kanë bisduar edhe për Shkupin, Kotzias është përgjigjur se nuk kanë folur në veçanti për Shkupin, por kur ka shpjeguar çështjen e lidhur me stabilitetin në rajon, Tillerson i është kthyer jostabilitetit i cili ekziston te ‘fqinjit verior të Greqisë’ dhe çështjet të stabilizohen, njofton AIM. /Telegrafi/

Exit mobile version