Kriza politike dhe ndodhitë e fundit në Maqedoni janë gjetur në agjendën e bisedimeve midis shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias, dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në deklaratë për agjencinë informative greke APE, pas takimit, Kotzias ka theksuar se tema kryesore të takimit kanë qenë çështjet bilaterale, por edhe situata në rajon me fokus në situatën aktuale në Maqedoni.
Rama dhe Kotzias kanë biseduar për përkrahje të iniciativave për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Të dy ministrat me këtë rast kanë nënshkruar edhe marrëveshje të përbashkët për mekanizëm dhe një lloj udhërrëfyesi për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.
Ministri grek ka theksuar se Greqia në Procesin për bashkëpunim të Evropës Juglindore e ka hedhur idenë për një aleancë të vogël Ballkanike i cili do të ketë rol më të zëshëm në BE rreth perspektivës evropiane të shteteve kandidate nga Ballkani./Telegrafi/