Site icon Telegrafi

Kotzias dhe Le Drian biseduan për marrëveshjen e Prespës

Siç raportojnë nga AIM, marrëveshja e Prespës ishte njëra nga temat që biseduan Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Francës Jean-Yves Le Drian në takimin e tyre të sotëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë.

“Shpresojmë se së shpejti do të ratifikohet marrëveshja që do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit”, tha Ministri i Punëve të Jashtme të dhe Çështjeve Evropiane, Jean-Yves Le Drian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Një tjetër çështje e rëndësishme, e rëndësisë historike, për të cilën biseduam është arritja e marrëveshjes së emrit me IRJM-në. Shpresojmë se së shpejti do të ratifikohet kjo marrëveshje dhe do të kontribuojë për stabilitetin që duhet të jetë i pranishëm në rajon”, tha Le Drian.

Kotziasi tha se marrëveshja e Prespës është marrëveshje që vjen nga dialogu i kulturës dhe konsensusit. Sipas Kotziasit kjo marrëveshje është përgjegjësi ndaj rajonit dhe të ardhmes së rajonit.

Ministri Le Drian gjatë vizitës së tij në Athinë u takua edhe me Kryeministrin, Alexis Tsipras, ndërsa sonte do të bisedojë edhe me Kryetarin e opozitës Mitsotakis./Telegrafi/

Exit mobile version