Site icon Telegrafi

Kotzias: Bisedimet në Davos do të tregojnë në cilin drejtim po lëvizim

Jemi afër për disa çështjeve të caktuara për zgjidhje, ndërsa bisedimet në Davos do të tregojnë në cilin drejtim po lëvizim, konsideron shefi i diplomacisë greke dhe thotë se nevojitet në mënyrë shtesë të përpunohen çështje të caktuara që të flitet për afat kohor konkret për zgjidhje.

Duke folur gazetarëve grekë në Bruksel, pas Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së, Koxias, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, i komenton edhe ngjarjet e fundit në marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe demonstratat e djeshme në Selanik.

“Për një afat kohor nevojitet të ketë zhvillim të mëtejshëm. jemi afër për disa çështje të caktuara për zgjidhje. Mendoj se tema të caktuara për të cilat do të bisedohet të mërkurën më 24 janar në Davos, do të tregojnë ku po lëvizim”, thotë Nikos Kotxias, lidhur me atë nëse ekziston kornizë kohore për zgjidhje, ndërsa paralelisht hedh poshtë çdo lloj të presionit mbi Arhinën apo përzierje nga palët e treta.

“Askush nuk ka bën presion, as ndërkaq lejojmë dikush të na bëjë presion. Kuptohet, diplomacia greke e shfrytëzon presionin që e ka pala tjetër që të hapet perspektiva e saj evropiane. Kjo neve nuk na bën presion”, komenton ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë.

Sipas Koxiasit, negociatat që po zhvillohen midis të dy vendeve për emrin janë lehtësuar me faktin që evropianët dhe amerikanët kanë kuptuar se nuk duhet të përzihen.

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, për korrespondentët grekë në Bruksel tha se Athina zyrtare nuk do të lejojë që Maqedonia të integrohet në NATO nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme dhe nëse nuk zgjidhet çështja për emrin, ndërsa potencoi se në të kaluarën nuk ka ekzistuar vetoja, por për zgjerim të Aleancës Veri-Atlantike nevojitet konsensus.

I pyetur për protestën e djeshme, shefi i diplomacisë greke thotë se kjo e drejtë demokratike e qytetarëve, nuk ndikon në negociatat për emrin, ndërsa në kontekstin e njëjtë e përmend edhe irredentizmin./AIM/

Exit mobile version