Ish-zëdhënësi i MPB-së dhe tani më zëdhënës i partisë opozitare OBRM-PDUKM, Ivo Kotevski sot pas daljes nga rrëfimi në PSP ka folur për këtë prokurori në veçanti duke e akuzuar se është vegël e LSDM-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”PSP vepron sipas planit të LSDM-së dhe kam kërkuar të shoh faktet për lëndën që dyshohem. Në PSP erdha në emër timin dhe nuk e di ku është ish-kryeministri Gruevski.” u përgjigj Kotevski në pyetjet e gazetarëve.
Ai i ka premtuar PSP-së se do të shfaqet edhe herave tjera për të dëshmuar. /Telegrafi/