Ne nuk e komentojmë vendimin e BDI-së, duhet ata t’i pyesni për çdo gjë lidhur me këtë vendim, tha Ivo Kotevski, drejtor i Qendrës për komunikime nga VMRO-DPMNE-ja, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Në qoftë se kemi nevojë për të thënë diçka në lidhje me vendimin, gjatë ditës ne do të vlerësojmë rreth kësaj çështje’, tha Kotevski.
Ai nuk i’u përgjigj asnjë nga pyetjet nëse është e drejtë njëra nga tezat që u publikua në opinion, se ky skenar është marrëveshje e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.
‘BDI t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, kështu ne pastaj do të tregojmë’ tha Kotevski. /Telegrafi/