Drejtori i Burimeve Energjetike të Maqedonisë (BEM), Bllagojçe Koteski, në një intervistë për AIM thotë se për dy vite në Maqedoni mund të kemi gazifikim, përderisa komunat punojnë paralelisht me BEM.
“BEM po zhvillon transportin dhe sjell gazin në stacionet kryesore rrgullative të qyteteve, ndërsa prej atje të gjitha komunat do të duhet të marrin iniciativë të rregullojnë dokumentet e nevojshme dhe të mundësojnë strukturë e cila do ta distribuonte në qytet”, tha Koteski, përcjel Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se deri tanë në Maqedoni gazifikim ka vetëm në Strumicë dhe Kumanovë, ndërsa në SHkup edhe pse 20 vite ka gaz, për shkak të interesave personale, sipas Koteskin, distribuimi i gazit nuk është bërë.
Koteski potencoi se nga qeveria e re ka klimë pozitive për projektin e gazifikimit të shtetit. Për këtë vit janë ndarë 32 milionë euro, duke përfshirë edhe projektet që janë filluar dhe 10 milionë euro për zgjidhjen e çështjeve të pronave./Telegrafi/