Samet Ayyıldız, i cili ishte shofer kamioni në një kompani transporti në qytetin turk të Trabzonit, gjeti një mace të lënduar në rrugë ndërsa kotelen që e mori me vete u bë shoqëruesja e tij.
Ayyıldız, i cili prej 3 muajsh ka udhëtuar 50 mijë km me një kotele, po kërkon dikë për ta adoptuar “sepse ajo ka nevojë për një shtëpi që të rritet në një mjedis të sigurt”.
Shoferi kishte vënë re se dikush hodhi diçka nga dritarja e një veture rreth tre muaj më parë.
Turku adoptoi macen e plagosur pasi e çoi te veterineri dhe e shëroi. Duke shpjeguar se maces i pëlqen të shikojë rrugën pranë dritares gjatë udhëtimit, ai tha se “Ndonjëherë ai shtrihet në prehrin tim, ndonjëherë më futet nën këmbë. Ai ulet në divan. Ne flemë bashkë. E dua shumë njëri-tjetrin”.
Ndryshe, macja është bërë e fashme pasi që ngasësi i kamionit shpeshherë publikon video në rrjetet sociale. /Telegrafi/