Site icon Telegrafi

Kosturski fiton gjyqin në Strasburg, Maqedonia do t’i paguaj dëmshpërblim 6.500 euro

Nikolla Kosturski nga Manastiri, i ilustruar nga ish-komisioni shtetëror për verifikim të fakteve, e njohur si Komisioni i Lustrimit, sot në një konferencë shtypi në Manastir deklaroi se Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut ka marr vendim, ndërsa Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka dhënë pajtim për pagimin e 6.500 euro dëmshpërblim për shkak të shkeljes të së drejtave të njeriut-gjykim të drejtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Kosturski, procesi i lustrimit kundër tij ka qenë i motivuar për shkak të kundërshtimi politikisht qeverisë së kaluar dhe aktiviteteve të tija në Shoqatën Maqedonasit nga Egjeu pjesë e Maqedonisë me seli në Manastir.

“Në vitin 2013 Kongresi Botëror Maqedonas ka kërkuar nga komuna e Manastirit që të shfuqizohet takimi tradicional i Maqedonasve të Egjeut pjesë e Maqedonisë dhe të emërohet ndryshe, “Takimi i emigrantëve” në Trnovo. Për shkak se e kundërshtova një kërkesë të tillë, në të njëjtin vit, në nëntor, isha i lustruar. Për të dhënat e paraqitura në rastin tim që më kanë shkaktuar padrejtësi, nuk kam marrë një gjykim të drejtë dhe jam ankuar në Strasburg dhe më në fund kam marrë një vendim që vërteton se të drejtat e mia njerëzore janë shkelur, nuk është lejuar një gjykim i drejtë dhe sipas aktgjykimit Republika e Maqedonisë duhet të më paguaj në emër të dëmit jomaterial në vlerë prej 6.500 euro që Qeveria e Maqedonisë e ka pranuar së bashku me një vendim, gjegjësisht me një deklarim e cila ka arritur në Strasburg”, deklaroi Kosturski. /Telegrafi/

Exit mobile version