“Është e domosdoshme të rritet cilësia e arsimit, cilësia e mësimdhënies, marrëdhëniet me profesorin dhe mësuesin dhe e drejta e nxënësit, në një mjdesi arsimor”, theksoi Dona Kosturanova, drejtore e Forumit edukativ rinor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas saj, nuk mund të sillen vendime në arsim nëse profesorët dhe nxënësit nuk janë lëndë e analizave dhe planeve afatgjate.
“Edhepse vendimi për shfuqizimin e testimit ekstern është për t’u përshëndetur, nuk duhet të lejojmë që gjithë këtë kohë që kemi kaluar duke punuar për këtë, të humbet. Duhet të bëhet analizë e rezultateve të testimit ekstern, fondeve dhe parave të harxhuara dhe të shfrytëzohen të dhënat që do të nxirren”, tha mes tjerash Kosturanova në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6l8in1VhS2c