Site icon Telegrafi

Kostumi spektakolar i Heidi Klum për Halloween 2023 – shndërrohet në një fazan

Foto: Invision/AP

Heidi Klum ka zbuluar kostumin e saj për natën e Halloween.

Modelja 50-vjeçare ka përgatitur një veshje të ndërlikuar për të organizuar festën e saj të preferuar.

Çdo vit, ajo organizon një festë madhështore në Halloween, dhe këtë herë, vendosi të vijë si një fazan me shumë persona të tjerë.

Në qendër ishte superylli e veshur në blu dhe në kokë mbante një maskë me sqep, e cila ishte punuar me një përkushtim të madh.

Klum gradualisht zbuloi veshjen spektakolare në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron më shumë se 11.6 milionë ndjekës.

Çdo vit, modeles i pëlqen ta mbajë sekret kostumin e saj deri në minutën e fundit.

Duke ngacmuar temën e këtij viti, ajo u dha fansave disa të dhëna ndërsa u shfaq në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon duke thënë: “Do të jetë gjigante”.

Në përgjithësi, asaj iu deshën disa orë për të veshur një nga kostumet e saj më të ndërlikuara.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Heidi Klum

Modelja dukej shumë komode me kostumin dhe grimin ekstravagant. Ndoshta jo fjalë për fjalë, por rezultati është mbresëlënës.

Vitin e kaluar, Klum veshi një kostum qesharak me krimba që kërkonte rreth dhjetë orë punë për të arritur një përfundim të përkryer.

Ishte një nga ‘veshjet’ më të përfolura të ditës dhe padyshim që bëri bujë të madhe.

Foto: Invision/AP

Kjo është arsyeja pse këtë vit të gjithë e prisnin me padurim transformimin që ajo kishte planifikuar për këtë rast. /Telegrafi/

Exit mobile version