Telegrafi

“Kostumi fluturues” është gati – mund të fluturoni me shpejtësi qindra milje në orë, në lartësi të mëdha! (Video)

Një shpikës britanik ka ndërtuar një “kostum”, me anë të së cilit ai thotë se mund të “fluturoni” disa qindra milje në orë, në lartësi të mëdha.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kostumi, i projektuar nga sipërmarrësi Richard Browning, lejon pilotin që të “fluturojë” vertikalisht.

Bëhet e ditur se teknologjia kombinon disa motorë miniaturë të aeroplanëve me një kostum special.

Browning, 38, një ish-rezervist i Marinës Mbretërore, zhvilloi kostumin në garazhin e tij në Salisbury gjatë 10 muajve të fundit. Ai e ka quajtur atë sipas figurës mitologjike greke Daedalus.

Sipërmarrësi ka publikuar një video në YouTube ku tregon testimin e tij në fusha, fabrika dhe parkingje të veturave. /Telegrafi/