Site icon Telegrafi

Kostumi Exopulse Mollii – zgjidhje për njerëzit me multi sklerozë dhe paralizë cerebrale

Kostumi gjendet në Europë tashmë dhjet vjet, ndërkaq në Maqedoni, që para disa muajsh.

Exopulse Mollii është kostumi i parë në botë për neuromodulim – një inovacion i kompanisë Ottobock. Njerëzve që janë me paralizë cerebrale dhe me multi sklerozë e çrregullime të tjera nervore u mundëson që të lidhen përsëri me trupin e tyre nëpërmjet impulseve elektrike. Kostumi, në radhë të parë, kontrollon simptomat e spasticitetit, përmirëson sferën e lëvizjeve, qarkullimin, aktivizon dhe forcon muskujt. Ka të integruara 58 elektroda që shfrytëzojnë impulse elektrike për të stimuluar 40 grupe kyç të muskujve në trup.
Sipas perspektivës së shumë përdoruesve, mund të thuhet që kostumi u jep pacientëve superfuqi sepse, pas përdorimit, ndjejnë lëvizshmëri më të madhe, lëvizje më të lehta dhe shtangësi më të vogël të muskujve. Adriana Korg, 20-vjeçarja që vuan nga paraliza cerebrale që nga lindja, përdor kostumin neuromodular Exopulse Molli. “Me anë të kostumit fitova mundësi të hapëroj në një jetë të re. Për vetëm disa muaj ndiej sikur të fluturoj, sikur të prek yjet”, deklaron Adriana, e cila arriti përparim të dukshëm për vetëm disa trajtime.

Efektet nga Еxopulse Mollii janë vërtetuar shkencërisht. Në tërë botën janë shfaqur rreth 20 studime klinike të sëmundjeve të njohura që kanë vërtetuar përfitimet që sjell Exopulse Mollii. Efektet e një trajtimi zgjasin deri 48 orë, prandaj nevojitet që të vishet çdo të dytën ditë nga 60 minuta, gjatë tërë jetës. Njësinë kontrolluese e programon tekniku i autorizuar, për secilin pacient individualisht. Krahas baraspeshës më të mirë dhe qarkullimit, qëllimi kryesor i kostumit është kontrolli i muskujve spastikë.

Si dhe ku të provoni kostumin?
Ka 37 madhësi të ndryshme kostumi për fëmijë dhe të rritur. Të interesuarit mund të vijnë për provë në Qendrën e ortotikës dhe të protetikës Sllavej në Shkup. Prova është falas, ndërkaq të interesuarit mund të caktojnë një orar prove, në mënyrën online, ose në numrin e telefonit 00389 71 325 147.

Për të gjitha informatat, na kontaktoni në marketing@slavej.mk dhe mësoni më shumë në këtë vjegëz (link): https://slavej.mk/exopulse-mollii-suit-2-alb/

Exit mobile version