E veshin yjet botërore: Julia Roberts, Kate Midleton dhe Mbretëresha Letizia, por edhe një zonjë tjetër
Moda ndjek jetën, zakonet dhe aktivitetet tona, kështu që me ndryshimin e të gjithave, ndryshojnë edhe risitë e ndryshme të modës.
Fustani ishte dhe është ende koncepti i feminitetit, por kostumi gjithashtu e bën një femër veçanërisht tërheqëse.
Kostumi hyri në jetën e grave si rezultat i prakticitetit, elegancës dhe etiketës së biznesit, dhe u modifikua mjaftueshëm për t’u përshtatur edhe për rastet më solemne, transmeton Telegrafi.
E veshin edhe yjet botërore si Julia Roberts, Kate Midleton dhe mbretëresha Letizia, ndërsa një zonjë tjetër që nuk mund t’i rezistonte është Eva Longoria.
Aktorja e bukurisë ekzotike shkëlqeu rrugëve të Nju Jorkut me pantallona të gjera dhe një xhaketë të gjerë, deri mbi pantallona, duke vënë në pah hollësinë dhe elegancën e bukuroshes 48-vjeçare.
Eva tregoi se si varianti i përditshëm i kostumit mund të jetë i zbatueshëm dhe, ajo që është veçanërisht e rëndësishme për femrat – të vishet në raste të ndryshme gjatë obligimeve të përditshme. /Telegrafi/