Telegrafi

Kostumi i Batman në librin e rekordeve Guinness (Video)

Kostumi i Batman bëhet realitet. Ai gëzon pajisjet më funksionale dhe për këtë ka siguruar një vend në librin e rekordeve Guiness.

Armatura është krijuar nga eksperti i efekteve speciale Julian Checkley, i cili i bashkëngjiti 23 pajisje kostumit në mënyrë të padukshme.

Mes tyre përfshihen bomba tymuese, pajisja për t’u zhvendosur nga njëra distancë tek tjetra, mjet komunikim, gjurmimi etj…

“U deshën orë të gjata për të projektuar pajisjet dhe për të gjetur mënyrën e montimit të tyre. Disa prej tyre janë specifike për Batmanin. Jam shumë krenar për rekordin Guiness”, tha Checkley, transmeton tch.

Kostumi bazohet tek videoloja, Batman, Arkham Origins. Fillimisht pjesët u printuan në 3D dhe u mbuluan nga një gomë fleksibël. Më pas u prenë, u detajuan dhe pikturuan përpara se të montoheshin në një veshje të poshtme të projektuar posaçërisht.

Rezultati është një armaturë prej 208 cm në gjendje për të frikësuar edhe më të tmerrshmin e Gotham Citit.