Site icon Telegrafi

Kostumet e çuditshme të larjes, që nuk e kryejnë as funksionin kryesor (Foto)

Në këtë mot të ftohtë, kostumet e larjes nuk janë gjëja e parë që na shkojnë në mendje. Por, dikush ka pasur kohë dhe ka gjetur ofertë të mirë, andaj ka blerë një palë përmes internetit që t’i ketë për verë.

Blerësja e paemëruar, është zhgënjyer shumë kur i ka parë instruksionet dhe kuptoi që nuk mund të kryejnë funksionin themelor, transmeton Telegrafi.

“Nuk bën të futen në ujë” ishte udhëzimi për veshjet, që duhet të pastrohen me materie organike dhe jo të lahen si rrobat tjera.

Kostumet e larjes që duhet të mbahen larg ujit

Megjithëse janë mjaft me stil, nuk duket të jenë praktike për t’i mbajtur veshur, sepse mund të zbulojnë gjoksin me lehtësi.

“Qepja e kostumeve të larjes, që nuk bën të notosh me to, është sikur të ndërtosh anije për ta mbajtur në breg” ishte komenti që i shoqëron veshjet. /Telegrafi/

Exit mobile version