Telegrafi

Kostume joshëse nga “Despi”

Shikoni modelet më të reja të markës “Despi” që të jeni sa më joshëse këtë verë. Ky koleksion ka një potencial hipnotizues që ja vlen të përmendet.

Dëshira për të nxjerrë sa më shumë në pah siluetën femërore, bën që kjo markë e mrekullueshme t’ju ofrojë shumëllojshmëri modelesh që të bëni zgjedhjen e duhur. Kostumet njëngjyrëshe janë ato të cilët i qëndrojnë më shumë modës dhe nuk nxjerrin defektet, por dhe kostumet me motive të ndryshme këtë sezon janë shumë në modë.

Kostumet me forma gjeometrike dhe abstrakte janë një mundësi më shumë. Gjërat që ju duhen për këtë sezon në plazh janë: një makijazh i mrekullueshëm që t’ju kombinojë me rrobat, një set byzylykësh me ngjyra të larmishme, kapele, syze dielli dhe një stil sa më eksploziv, që do t’ju bënte të ishit në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/