Site icon Telegrafi

KOSTT njofton se sot nuk ka pasur reduktime të energjisë elektrike

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT, ka njoftuar se sot më datë 30 dhjetor nuk ka pasur reduktime të energjisë elektrike.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, kjo është rezultat i sigurimit të energjisë elektrike të nevojshme për të mbuluar konsumin për ditën e enjte, ndonëse nuk janë dhënë detaje se si është bërë sigurimi.

“Kjo është si rezultat i sigurimit të energjisë elektrike të nevojshme për të mbuluar konsumin për ditën e sotme nga operatorët përgjegjës në treg, andaj për qëllime të balancimit të sistemit KOSTT nuk ka dhënë instruksione për reduktime”, thuhet në njoftim.

KOSTT ka bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale duke kursyer aty ku është e mundur.

Në vijim të mobilizimit të të gjithë akterëve relevant për tejkalimin e situatës, kërkohet nga të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale duke kursyer aty ku është e mundur që të shmanget zbatimi i masave të parapara me Kodin e Rrjetit/Kodi Operativ për evituar paraqitjen e jobalanceve të theksuara në mes të konsumit të energjisë elektrike në vend dhe energjisë së siguruar nga operatorët përgjegjës në treg”.

Ndryshe, tash e disa ditë Kosova është duke u përballur me krizën energjetike, ky qytetarët janë ballafaquar me reduktime të shumta të energjisë. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

Exit mobile version