Sot është raportuar përmes KEDS-it, se lagja “Bregu i Diellit”, kishte mbetur pa energji elektrike.
E për këtë është sqaruar KOSTT përmes një njoftimi për media ku thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së konsumit gjë që ka ndikuar në paraqitjen e disa defekteve në rrjetin distributiv të nivelit të tensionit 10kV të cilat po reflektojnë edhe në sistemin e transmetimit.
Sipas tyre, ekipet profesionale të KEDS dhe KOSTT aktualisht janë duke e analizuar situatën dhe po konsultohen për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës.
“Njoftohen qytetarët se pengesat në furnizim me energji elektrike në Prishtinë, përkatësisht në Bregun e Diellit, janë si pasojë e rritjes së konsumit gjë që ka ndikuar në paraqitjen e disa defekteve në rrjetin distributiv të nivelit të tensionit 10kV të cilat po reflektojnë edhe në sistemin e transmetimit. Ekipet profesionale të KEDS dhe KOSTT aktualisht janë duke e analizuar situatën dhe po konsultohen për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës. Për më tepër ju lutemi që për këtë çështje të kontaktoni KEDS”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/