Telegrafi

KOSTT dhe KESH nënshkruajnë Marrëveshjen për Shërbime Ndihmëse

Marrëveshja për Shërbime Ndihmëse e cila u nënshkrua nga Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Fadil Ismajli dhe Drejtori Menaxhues i KESH z.Muharrem Stojku, parasheh blerjen e shërbimeve ndihmëse në rregullimin frekuencë-fuqi, nga gjeneratorët e KESH respektivisht nga gjeneratorët e Hidrocentralit të Fierzës.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje bilaterale, KOSTT në bashkëpunim me Operatorin e Sistemit të Transmisionit të Shqipërisë-OST, do ti ndërmarr të gjitha masat e vendosjes së infrastrukturës së nevojshme në mënyrë që këto shërbime të jenë në funksion të operimit të sistemit elektrik të Kosovës.

Marrëveshja është plotësisht në harmoni me standardet Evropiane respektivisht të Asociacionit të Operatorëve Evropian të Sistemit të Transmisionit për Energji Elektrike ENTSO-E. /telegrafi/