Darko Kostovski nga OBRM-PDUKM-ja sot në një konferencë për shtyp vlerësoi se deklarata e fundit e Piter Vanhoutte, zbuloi qëllimet dhe strategjinë e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për federalizimin e shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është turp që Vanhoutte njëjtë si partneri i tij Zoran Zaev në tavolinë vendos diçka që nuk është e tij. Diçka për të cilën kanë vdekur gjenerata. E vendos në tavolinë unitaritetin dhe sovranitetin e Maqedonisë. Piter Vanhoutte hap debat për federalizimin e Maqedonisë, veprim që duhet të dënohet ashpër”, deklaroi Kostovski.
Ai gjithashtu tha se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev duhet që sa më parë ta hedh poshtë Deklaratën e Tiranës dhe nëse tërhiqet nga ajo do ta merr mbështetjen për formimin e qeverisë së re nga ana e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/