Site icon Telegrafi

Kostovski: Të shënjestruarit e DSK-së dhe BSP-së janë ndjekur pa urdhër të gjykatës

Dëshmitari Svonko Kostovski në seancën e sotme të lëndës së PSP-së “Shënjestra-Fortesa” tha se me kërkesë të Goran Grujevskit janë bërë katër ueb faqe në sistemin “Najs” për kontroll më të mirë dhe grupimin e të shënjestraurve.

“Në vitin 2011 Goran Grujevski ka kërkuar që të bëhen katër ueb faqe në sistemin “Najs” për kontroll më të mirë dhe grupimin e të shënjestruarve. Site i parë është quajtur “urdhra gjyqësor”, e dyta është quajtur “Miniera” dhe në atë kanë qenë shënjestrat operative të DSK-së, e treta ka qenë “Pollog” ku kanë qenë të shënjestruarit e BSP-së, ndërsa në të katërt ka pasur numra telefonik të politikanëve, biznesmenëve, gazetarëve dhe organizatave joqeveritare”, tha Kostovski.

Shënjestrat e DSK-së dhe BSP-së, siç tha ai, nuk kanë qenë të ndjekura me urdhër të gjykatës, por me kërkesë të DSK-së të cilat kanë qenë shënuar në një libër të veçantë./Telegrafi/

Exit mobile version