Site icon Telegrafi

Kostovski: Të mos lejojmë luftë qytetare në Maqedoni (Video)

Ish-kryetari i Bashkisë së Shkupit, Trifun Kostovski, kërkon që qytetarët të veprohet me mençuri dhe të mos lejohet një luftë qytetare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thekson se nuk sheh rrezik të jashtëm për Maqedoninë që do ta destabilizonte vendin dhe se problemet i sheh te blloku politik maqedonas, që sipas tij, duhet të ulin tendosjet ndërmjet tyre.

I ftuar në 24Vesti, Kostovski thotë se politikanët duhet të përgjigjen ndaj çështjeve publike që u intresojnë edhe demonstruesve por edhe të tjerëve që kanë dilema për atë se çfarë ndodhë në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version