Telegrafi

Kostovski: Skandali me “Strumica Gas” është vërtetim për punën katastrofale të Zaevit

Skandali i fundit me ndërmarrjen publike “Strumica Gas” dhe shumat milionëshe, para të popullit të cilat kanë dalë nga buxheti i Komunës së Strumicës janë vetëm vërtetim për punën katastrofike të Zoran Zaevit, deklaroi në konferencë për shtyp, Darko Kostovski nga OBRM-PDUKM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Opinioni e pa se Komuna e Strumicës “CNG Sistems”, pronar i së cilës është Mitko Andreevski, ia ka ndarë të gjithë tenderët prej vitit 2011 e këndej. Në periudhën e kaluar Zaev tenderë u ka ndarë kushërinjve të tij, xhaxhait, vëllait Vice dhe ortakëve të biznesit, kompanive familjare të afërt me të, bashkëpartiakes Cvetanka Ivanova, ndërsa tani edhe kryetarit të komisionit për energjetikë të LSDM-së, Mitko Andreevski”, deklaroi Kostovski.

Ai theksoi se Zaev nuk ndryshon dhe se në Strumicë ka rrjet kompanish përmes së cilave i pompon paratë e qytetarëve në xhepat e bashkëpunëtorëve të afërt./Telegrafi/