OBRM-PDUKM-ja sot akuzoi qeverinë se po heshtin për dy ditë për siç thonë, skandalin që mediumet serbe shkruajnë për emërimin e Aleksandër Obradovi drejtor i kombanisë shtetërore ELEM.
“Kjo do të thotë se informacionet janë të sakta. Kjo do të thotë se LSDM planifikon që pranë shumë kuadrove të dëshmuar në energjetikë në vendin tonë, të emërojë pisllëkun ballkanik i cili ngarkohet për punë të papërgjegjshme, luks dhe akuza tjera”, tha në konferencë për shtyp, Darko Kostovski nga OBRM-PDUKM, para ndërtesës së ELEM-it.
Ai i bëri thirrje qeverisë që të ndalojë me heshtjen dhe të tregojë pse kanë vendosur për një kuadro të tillë./Telegrafi/