Telegrafi

Kostova: Nuk mendoj se rasti im ka përfunduar, punët e Komisionit të Axhiev patjetër të dalin në pah (Video)

Nga Gjykata Administrative dje u njoftua se është shfuqizuar vendimin e Komisionit për verifikim të fakteve për lustrim, për kryeredaktoren e javores „Fokus“, Jadranka Kostova, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Unë ende para katër viteve publikisht deklarova se Komisioni për Lustrim është shndërruar në një mjet të këtij pushteti për përballje me kritikët. Kjo korrenspondon me rastin tim, veçanërisht me një dokument absurd, i cili u nxorr më tej, në viktimën e supozuar nga TVM-ja, bisedë telefonike me njeriun e sigurimit shtetëror dhe në atë bisedë nga disa web-faqe që është inçizuar ‘viktima’ ime, gjegjësisht më bënë spiune…Rasti im nuk është incident, ka shumë raste ku e vërteta shihet se lustrimi është me porosi, këtë e dëgjoj edhe nga ‘bombat’.

Kostova mendon se në rastet tjera, kur viktimat e Komisionit të Axhiev kërkojnë drejtësi para Gjykatës Kushtetuese, Komisioni për Lustrim përsëri ka marrë të njëjtat vendime, çka flitet se me kalimin e kohës merren instruksionet. Ajo nuk mendon se rasti i saj ka përfunduar dhe do të ndërmerr gjithçka të pastrojë çështjen.

Vendimi për lustrim për Kostovën u soll më 26 mars të vitit të kaluar, kurse ankesë ndaj vendimit më të ri të kësaj gjykate mund të dorëzohet brenda 15 ditësh./Telegrafi/