Site icon Telegrafi

Kostov: PSP i ka kaluar të gjithë kufijtë

Prokuroria Speciale Publike i kaluar të gjithë kufijtë. Kur bëhet analizë e shkurtë, ata janë shumë të ‘special’, të vetmit, sipas tij, PSP kujdeset për zbatimin e ligjeve në shtet, kurse pikërisht janë ata të parët të cilët i kanë shkelur ato ligje, si Kushtetutën dhe ligjet, për arsye që janë kategori jokushtetuese, njoftoi për TV Nova, kështu ka vlerësuar analisti dhe ish-prokuror Sotir Kostov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Për rastin konkret, janë shkelur dy çështje: supozimi i pafajësisë dhe gjykim paraprak për dëshmitë. Kushtetutshmëria jonë thotë: Përderisa një njeri nuk është gjykuar sipas rregullativës, përderisa nuk është dëshmuar se është kryerës i padisë penale, ai i ka të gjith të drejtat si të tjerët’, tha Kostov.

Ai ka potencuar se Sead Koçan nuk ka dosje paraprake kriminale, nuk është dënuar, nuk ka asnjë shkelje dhe menjëherë PSP e ka shpallur fajtorë. /Telegrafi/

Exit mobile version