Sotir Kostov në një debat në TV Nova, deklaroi se Maqedonia edhe pse ka krizë politike nuk është e bllokuar. Sipas tij për momentin funksionon Qeveri teknike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia dy vite është në krizë, mbajtëm zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat disa herë u shtynë për të tejkaluar krizën, gjegjësish të fillojmë të dalim nga e njëjta. Rezultatet që i kemi u pranuan nga të gjithë, ndërsa për momentin Maqedonia nuk është e bllokuar pasiqë funksionon Qeveria teknike”, deklaroi mes tjerash Kostov.
Ai gjithashtu tha se edhe institucionet shtetërore funksionojnë dhe nuk janë të bllokuara./Telegrafi/