Drejtori i spitalit “8 shtatori”, Hristijan Kostova para pak çastesh tha gjendja shëndetësore e pacientëve të lënduar në aksidentin tragjik në Llaskarcë mbetet e njëjtë dhe se gjithçka është nën kontroll ndërsa dy pacientë janë dërguar në Repartin e mjekim intensiv.
“Për momentin në gjendje kritike janë dy pacientë, ndërsa dy të tjerët janë çuar në mjekim intensiv për mbikëqyrje për të qenë nën kontroll”, tha Kostov, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se numri është 28 të shpërndarë në disa reparte dhe se mosha e pacientëve është nga mosha 15 vjeçare deri në moshën 65 vjeçare por kryesisht pacientët janë të moshës së re.
“Për momentin nuk kemi nevojë për gjak për shkak se kemi resurse të mjaftueshme të gjakut pacientëve dhe se shumë qytetarët kanë thirrur për të dhënë gjak”, tha Kosotov.
Kostov tha se është dyfishuar numri i mjekëve dhe motrave medicinale në spitalin “8 shtatori”./Telegrafi/