Site icon Telegrafi

Kostov: Clinton, Ballkanit i solli vetëm luftëra dhe ndarje

Zgjedhjet në SHBA janë shumë të ndërlikuara, disa herë jam munduar ta analizojë. Kjo fushatë nga njër anë, nga ajo joserioze, ana politike e politikës është më interesante, kurse nga ana thelbësore këto zgjedhje janë më interesantet, kështu i ka përshkruar zgjedhjet në SHBA analisti Sotir Kostov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Cilësia e kandidatëve është mjaft e dobët. Nëse pyetem, personalisht dua të fitojë Trump. Më e nevojshme për Amerikën është një Trump. Clinton është traditë, është e njohur tashmë për Ballkanin dhe nuk na sjellin ndonjë të mirë, përveç luftërave dhe ndarjeve. Në Amerikë gjërat po ndryshojnë nga dita në ditë. Clinton udhëhiqte, Trump afër, pastaj FBI përfshihet si homologu i PSP-së të Katica Janevës. E gjithë kjo është e drejtuar në një lustër në diçka që nuk ka kuptim. Zgjedhjet e vërteta përfunduan me Regan. Kjo tani është karnaval, por populli argëtohet”, theksoi Kostov.

Sotir Kostov, së bashku me gazetaren dhe analisten Jasmina Mirnoski ishin mysafir në “Argumentet” në TV Nova. /Telegrafi/

Exit mobile version