int(1) Kostot e krizës europiane - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Kostot e krizës europiane

Europa ka shpenzuar rreth 221 miliardë euro për të përballuar krizën bankare të kontinentit që prej vitit 2009 deri në vitin 2014.

Kjo shifër është 1.2 herë më e lartë se prodhimi i brendshëm vjetor i Greqisë. Por, shifra realisht është shumë herë më e madhe, pasi në përllogaritje përfshihen vetëm të mëdhatë e kontinentit, dhe përjashtohen bankat rajonale gjermane, bankat e kursimit spanjolle dhe shumë institucione të tjera kredidhënëse. Në Itali janë marrë në konsideratë vetëm, Unicredit dhe Intesa Sanpaolo.

Vetëm me gjoba dhe zhvlerësime, bankat e mëdha europiane kanë djegur rreth 178.5 miliardë euro në periudhën 2011-2014. Studimi në fjalë është zhvilluar nga R&S Mediobanca, dhe vlerëson gjithashtu se shtetet europiane kanë humbur rreth 87 miliardë euro gjatë kësaj periudhe nga taksat e institucioneve bankare.

Por, ndryshe nga plani i shpëtimit të Athinës, ai i bankave europiane nuk ka hasur kundërshtinë e askujt brenda kontinentit të vjetër. Për bankat amerikane realiteti është disi ndryshe, pasi sot kosto e krizës së tyre përllogaritet në rreth 142.5 miliardë euro, duke pasur parasysh se ato kanë kthyer mbrapsht rreth 157 miliardë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version