Autoritetet qeveritare britanike kanë konfirmuar se do të shpenzojnë pothuajse 500 milionë funte për ridizajnimin e pasaportave të qytetarëve britanikë, pasi Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian.
Kjo siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi do t’i hapte rrugë kthimit të mundshëm të pasaportës me ngjyrë të errët blu.
Po sipas medieve britanike, që nga referendumi i qershorit të kaluar, disa deputetë pro-Brexit dhe grupet e fushatës kanë bërë thirrje për kthimin e pasaportave blu për të zëvendësuar ato aktuale.
Me këtë rast, thuhet se Home Office ka ftuar bizneset që të aplikojnë për projektin 490 milionë funte të ridizajnimit të pasaportave të reja, që të “bëhen realitet” deri në vitin 2019. /Telegrafi/