“Nuk më humbi një biçiklet, por një fëmijë, ndërsa edhe pas 20 ditësh nuk e dimë ku është, çfarë ka ndodhur me të, pse?”, thotë për “A1on”, babai i të zhdukurit Samoil.
Aumojeti me të cilën 26-vjeçari i zhdukur Samoil Kostadinovski ka shkuar në fillim të vendbanimit Pripor, prej nga i ka humbur çdo gjurmë më 3 mars, është e parkuar në oborrin e shtëpisë së familjes dhe vetëm sa e shton agoninë e familjes së tij, ndëra nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet dhe çka ka ndodhur me të.
Babai i tij Ljupço Kostadinovski thotë se ofrojnë edhe një shpërblim në të holla për ato çka japin informacione lidhur me zhdukjen e djalit të tij.
Ata thonë se nuk kanë asnjë lajm as nga Prokuroria, as nga miqtë e tij./Telegrafi/